Cher konfirmon thashethemet se është në një lidhje me Alexander ‘AE’ Edwards

Cher, ka konfirmuar thashethemet për lidhjen e saj me producentin 36-vjeçar, Alexander “AE” Edwards, duke thënë që nuk është më single përmes Twitter-it të saj.

Duke iu përgjigjur komenteve dhe pyetjeve të ndjekësve të saj, më 6 nëntor, Cher iu përgjigj komentit të një ndjekësi në një foto të saj duke ecur dorë për dore me producentin.

“Ata që na urrejnë, do vazhdojnë të na urrejnë. Nuk ka rëndësi ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd”, u përgjigj Cher.

Kur u pyet nëse ky mashkull është i lidhur me të, ajo u përgjigj thjesht me një emoji duke qeshur. Më pas u pyet nëse sillet mirë me të dhe ajo u përgjigj: “Si një mbretëreshë”. Artistja 76-vjeçare konfirmoi se u takua me të dashurin e saj shtatorin e kaluar në ‘Javën e Modës’ në Paris.

Çifti u pa së bashku më 2 nëntor në Hollywood. Alexander “AE” Edwards është i njohur për lidhjen e tij të mëparshme me Amber Rose, me të cilën kanë një djalë tre vjeçar. Të dy u ndanë në vitin 2021 pasi producenti muzikor pranoi se e kishte tradhtuar partneren e tij. Më pas ajo pati një lidhje disa mujore me Kanye West.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *