Çfarë po ndodhë me temperaturat në vendin tonë? Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme

Vendi ynë  prej disa ditësh vijon  të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të anticiklonit afrikan, i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm, por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për nesër parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s, ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 20°C;

në zona e ulëta 5 deri 28°C;

në zona bregdetare 9 deri 26°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *