Çfarë po ndodh mes tyre? Tyga dhe Selena Gomez ‘kapen mat’ duke dalë nga restoranti i njohur

Tyga dhe Selena Gomez janë parë nën shoqërinë e njëri- tjetrit, duke kaluar kohë së bashku në një vendtakim të njohur për publkun deri në orët e para të mëngjesit.

Të mërkurën në mëngjes, çifti u pa duke dalë nga restoranti ‘The Nice Guy në West Hollywood’. Sipas raportimeve, rreth orës 2:30 të mëngjesit, Tyga doli nga hyrja e përparme ndërsa Selena doli nga dera e pasme.

Sipas burimeve, Tyga ishte tashmë brenda restorantit kur Selena mbërriti pak para mesnatës dhe duket se siguria lejoi dhe persona të tjerë të qëndronin brenda në restorant, ndërsa të dy ishin atje. Natyrisht, ata u lejuan të qëndronin dhe pas mbylljes vendit.

Selena dhe Tyga bëjnë një çift mjaft intrigues, por është e paqartë se çfarë po ndodh mes tyre. Selena nuk ka qene në një lidhje publike me dikë për një kohë shumë të gjatë.

Edhe pse Tyga iu bashkua Selenës dhe miqve të saj për të festuar ditëlindjen e 30-të të këngëtares, një burim i afërt me Selenën tha për TMZ se të dy nuk janë në lidhje dhe se ata shkuan në festë veçmas për të takuar individë të ndryshëm, por përfunduan duke u shoqëruar me grupet e njëri-tjetrit brenda.

Me më shumë se një dekadë përvojë në biznesin e muzikës, Tyga ka grumbulluar një rezyme të konsiderueshme hit-bërëse. Përveç jetëgjatësisë, ai ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij sentimentale. Ai ishte në lidhje me Kylie Jenner dhe ka një fëmijë me Blac Chyna-n.

Edhe pse nuk është hera e parë që dalin në pah thashethemet për lidhjen e reperit me Gomez, ata pretendojnë se janë vetëm miq.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *