Çfarë ndodhi? Taylor Swift bëhet virale në rrjetet socale

Me siguri Taylor Swift nuk e kishte planifikuar që të bëhej virale, por ja që ndodhi, e kjo për faj të ‘elektrizimit’ të flokëve. Teksa interpretoi këngën “I Knew You Were Trouble” në Stadiumin State Farm në Arizona, fijet e flokëve të saj dukeshin se ishin ngritur nga elektriciteti.

Në koncertin në kuadër të turneut “The Eras”, fansat e saj xhiruan këtë moment që u shpërnda masivisht në rrjetet sociale. Kur pamjet u përhapën me shpejtësi, shumë njerëz filluan të bëjnë shaka me atë që i ndodhi këngëtares së famshme.

https://www.tiktok.com/@gerrrrrry27/video/7212221902142655745

“Sa më shumë e shikoj këtë, aq më qesharake bëhet”, “Xixat patjetër fluturuan në koncert”, “E di që Taylor po e shikon këtë video dhe po qesh fort”, “Atmosfera është elektrizuese”– janë disa nga komentet e njerëzve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *