Çfarë ndodhi? Megi Pojani merr kritika të forta nga juria e ‘Dancing With The Stars’

Megi Pojani ka surprizuar sërish! Gjatë “Dancing With The Stars”, ajo ka interpretuar një kërcim me skena mjaft të forta sensuale. Nga juria, Megi mori komente pozitive, teksa anëtarët vlerësuan lëvizjet e saj sensuale, por e këshilluan të respektojë më shumë rregullat.

Armand Peza tha ndër të tjera: “Po shihja orën në celular, nuk është etike ta shikosh në transmetim live, por qenka orari i duhur për kërcimin tuaj”, tha ai. Më pas,vijoi duke thënë se: “Mendoj që Megi na dhuroi twerk-un më serioz të kësaj nate”. “Je shumë argëtuese, por sfida jote është të zbatosh rregullat”, tha Dalina Buzi.

Megi grumbulloi 21 pikë nga juria dhe premtoi se në kërcimet e tjera do të jetë më e aftë në mënyrë që të marrë vlerësime më të larta.

Më herët, Megi është surprizuar nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, krahas së cilës ka pozuar shumë e lumtur. Fotot janë publikuar nga “News 31” dhe sigurisht nuk ngjan aspak si një buqetë normale. Pusulla që e shoqëronte buqetën me trëndafila të kuq ia shtonte akoma më shumë lezetin.

Të dua, suksese sot e në vazhdim,” -shkruhej në letër. Një gjest sigurisht shumë romantik që me siguri vjen nga Turqia dhe nga partneri i saj (ende i pakonfirmuar zyrtarisht) Endri Çekiçi.

Kujtojmë që futbollisti dhe Megi përfliten prej kohësh për një lidhje, ndonëse asnjëra palë nuk e ka pranuar publikisht. Më herët Megi Pojani është parë duke suportuar partnerin e saj në një nga ndeshjet e tij.

Megi u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës ku ndodhej Megi dhe më pas futbollisti takoi shokët e skuadrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *