Çfarë fshihet pas fotos së Jorit dhe Noizy-t? Flet ish-banorja e BBV

Pak ditë më parë, reperi i njohur Noizy ndau me fansat e tij një fotografi të Jorit. Kjo e fundit mbante veshur një palë bikini të bardha dhe pozonte nga një jaht.

Por si qëndron e vërteta e kësaj fotoje? Çfarë po ndodh mes modeles dhe këngëtarit? Këtë e sqaroi vetë Jori gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme, e cila u shpreh se:

“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në “Instagram”, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkruajti që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit.

Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *