‘Çështja e detit’ mes Shqipërisë dhe Greqisë/ Nikos Dendias: Vendimi për të shkuar në Hagë është shembullor

Teksa ishte i ftuar në një forum online të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri për marrëdhëniet greko-shqiptare, Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, thotë se shteti i tij dhe vendi jonë po hapin një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre. “Greqia dhe Shqipëria hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale, me vendimin për të referuar caktimin e kufijve detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ky vendim është shembullor në atë se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët janë përqendruar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë,” tha Nikos Dendias.

Ministri i Jashtëm përmendi lidhjet historike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontributin e minoritetit grek, si dhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, në krijimin e një ure të qëndrueshme miqësie midis dy vendeve. Dendias ka folur dhe për vendimin e fundit të Këshillit të BE për të shtyrë datën e çeljes së negociatave, që sipas tij ka sjellë një zhgënjim tek populli shqiptar, por ministri thekson se Greqia mbështet Shqipërinë në integrimin e saj europian dhe do e ndihmojë që tia arrijë këtij qëllimi.

“Qëllimi është të arrijmë potencialin e plotë të marrëdhënieve tona. Një hap me të vërtetë i madh në këtë drejtim ishte vendimi ynë i ndërsjellë për t’u referuar caktimin e zonave tona detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësia. Ky vendim është shembullor se si mund të zgjidhen çështje të rëndësishme kur të dy palët e përfshira janë të përqendruara në përkrahjen ndërkombëtare. Ligji dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Dhe unë jam veçanërisht i kënaqur që kohët e fundit kryeministrat Mitsotakis dhe Rama kanë rënë dakord për të shpejtuar konsultimet në fushën ligjore në nivelin e ekspertëve.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *