Ceremonia për marinsat e vrarë në Kabul/ Joe Biden `gozhdohet` nga mediat pasi po shihte orën

Presidenti amerikan Joe Biden është sërish nën kritika pasi dukej se po shihte orën teksa po zhvillohej një ceremonial në nderim të viktimave të sulmeve në Kabul.

Presidenti ishte i pranishëm të dielën në bazën ajrore Dover, ku mbërritën 13 viktimat amerikane të këtij sulmi.

Por gjatë ceremonisë, Biden u duk sikur po shihte orën, çka solli kritika nga veteranët, por edhe nga komentatorët konservatorë, raporton Daily Mail. Sipas tyre, Biden nuk po tregon respekt për viktimat.

Përplasjet në Kabul vazhdojnë, ndërkohë që pritet edhe evakuimi i të paktën 300 qytetarëve amerikanë.

/Burimi Foxnews/ përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *