Ceremonia e lamtumirës, familjarët nuk gjejnë makinë për të përcjellë turpin e Navalnyt!

Vetëm disa orë para furneralit të Alexei Navalny, ekipi i tij ka thënë se ata vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës. Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh ka deklaruar se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë.

“Njerëz të panjohur po telefonojnë dyqanet që organizojnë ceremonitë mortore dhe i kërcënojnë që të mos pranojnë të marrin trupin e Alexeit”, deklaron ajo

Funerali do të mbahet sot në periferi të Moskës, dy javë pasi ai vdiq në një burg Arktik. Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën e Moskës (11:00 GMT) në Kishën e Ikonës së Zojës, në Maryino. Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye aty pranë në orën 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube. Navalny vdiq më 16 shkurt në burgun rus brenda Rrethit Arktik. Ai po mbahej për akuza që shiheshin gjerësisht si të motivuara politikisht. Është e paqartë se sa njerëz do të marrin pjesë në funeralin në Moskë të premten.

Duke folur për BBC Newshour, ish-shefi i shtabit të Navalny, Leonid Volkov tha se ishte i shqetësuar për atë që mund të ndodhte gjatë shërbimit në Moskë.

“Kam frikë se nesër priten surpriza, sinqerisht, ndërsa flas tani, nuk e di nëse ato do t’i lejojnë njerëzit t’i thonë lamtumirë Alexeit,” tha ai.

Ai shtoi se ekipi i Navalny ishte gjithashtu i shqetësuar se mund të lindnin probleme me kishën ku po mbahet shërbimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *