Celibashi për president/ Kryekomisioneri e kalon me humor: Po e dëgjoj për herë të parë…

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, është parë nga gazetarët si një opsion i mundshëm për të kandiduar për postin e presidentit, pavarësisht se ai tha se ishte hera e parë që e dëgjonte këtë tezë. Gjatë komunikimit me gazetarët, kreu I KQZ u shpreh se nuk ndihej fare i përkëdhelur nga ky propozim, teksa në vend ka nsiur një garë për të gjetur pasuesin e Ilir Metës. Celibashi me humor ka cituar një status të gazetarit Lytfi Dervishi, i cili ishte shprehur se kjo është një kohë e artë për INSTAT që të masë numrin e popullsisë, pasi mund të jenë të ngjashëm me atë të kandidatëve të propozuar apo vetëshpallur për president.

Celibashi:

Po e dëgjoj për herë të parë, ndoshta gjithkush mund të përkëdhelej nga kjo, por unë nuk ndihem kështu, nuk e konsideroj serioz. Me të vërtetë që e dëgjoj për herë të parë këtë, me ironi Lutfi Dervishi shprehej se për të ditur numrin e popullsisë, tani është më e qartë se kurrë sa është ai, duke iu referuar numrit të kandidatëve për president. 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *