Çekia me masa të rrepta për të gjithë personat e pavaksinuar. Asnjë qytetarë nuk do mari këto shërbime…

Çekia do tu ndalojë personave të pavaksinuar kundër koronavirusit qasje në ngjarje publike dhe shërbime të tjera, duke nisur nga 22 Nëntori, ka thënë kryeministri çek, Andrej Babish.

Ai po ashtu ka thënë se testet negative kundër koronavirusit nuk do të jenë më të vlefshme.

Kufizimet të cilat do të miratohen nga kabineti qeveritarë, janë bërë publike pas një rekordi të lartë të të infektuarish në rekode që ky vend si kishte më parë. Çekia shënon raste rekord në të gjithë vendet e tjera me koronavirus ajo mbart 22,479 raste ditore deri me 19 Nëntor.

Shumë shtete të tjera europiane fqinje si, Gjermania, Austria dhe Sllovakia kanë arritur numër të lartë infektimesh ditore dhe për këtë arsye dhe ato do të kenë kufizime te reja, në mënyrë që mos të shtohen raste të tjera në rritje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *