Çarja e tubit të gazit në pikën e karburantit, zjarrfikësit: Situata nën kontroll, nuk ka rrezik

Zjarrfikësit theksojnë se nuk ka rrezikshmëri nga çarja e tubit të gazit në pikën e karburantit në Shkozë. Ata theksuan se ka pasur vetëm rrjedhje gazi dhe jo zjarr dhe se situata është vënë nën kontroll. Pritet që të kryhen kontrollet tekniko-ligjore të autobotit dhe pikës së karburantit për të përcaktuar shkaqet.

“Në këtë koment kemi parë rrjedhje të gazit në saraçineskën fundore. Nuk ka pasur as zjarr dhe as probleme të tjera. Do të shqyrtohet mënyra se si ka funksionuar koalidimet, kontrollet dhe të gjithë dokumentacioni tekniko-ligjor i autobotit dhe stacionit të karburantit. Distancat e lejuara janë të përcaktuara sipas objekteve.

Janë nga 10, 20 metra sipas llojit të objekteve. për pak kohë ata do të jenë në banesa dhe zona do të jetë e sigurt. Aktualisht nuk ka rrezikshmëri. Kemi mbajtur gazin dhe botin nën kontroll për ftohje që të mos krijojë shpërthim. Na kanë ardhur botet e tjera në kohë rekord dhe çdo gjë ka funksionuar normalisht.

Në këto momente që po flasim situata është e qetë dhe nuk ka probleme. Ne e kemi shoqëruar me ujë dhe gazi duke u lidhur me ujin bëhet i rëndë dhe bie në tokë.”, theksuan ata. Për shkak të frikës së një shpërthimi të mundshëm u evakuuan banorët dhe u bllokua një pjesë e rrugës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *