Buxheti 2022/ Nga ulja e taksave tek bonusi i fundvitit për pensionistët, Rama: Rritje pagash për mjekët, infermierët dhe…

Sot në Kuvend diskutimet janë të fokusuara tek paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha ndër të tjera se asnjë sektor nuk është lënë pas dore. Rama renditi edhe njëherë kategoritë që përfitojnë rritje page si dhe zerim të taksës.

“Është një buxhet mes fazës së imponuar të emergjencës së shkaktuar nga dy tragjedi. Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve të vështira. Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Rrisim financimin për të mbëhstetur njerëzit e këtij vendi, fëmijët, nxënësit. Garantojmë një ekulibër, me mbajtjen e borxhit publik për të ardhmen e vendit.

“Plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen. Siç flet qartë ky buxhet asnjë sektor dhe reformë nuk është lënë pas dore.  Me këtë buxhet rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, fëmijët, të rinjtë etj. Injektojmë financime në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke mbajtur edhe borxhin publik në parametra të sigurt. Zerojmë taksën në pagat deri në 40 mijë lekë.

Përgjysmojnë taksën mbi pagat nga 400 mijë deri në 500 mijë lekë. Përgjysmojnë taksën për forcat e kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-deri në 2 milion, rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët. Rrisim pagat deri në 150% port punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit që shërbejnë larg vendbanimit. Rrisim pagën deri në 30% për FA.

Dyfishojmë ndihëm ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë pagën or naftëtarët e Fierit. Financojmë  indeksimin e mëtejshëm të pensioneve. Financojmë lidhjet e reja me 23 milion dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë,” deklaroi Rama.

Ligjërojmë pagën me 30 mijë lekë të reja për naftëtarët, për të gjithë vitin 2022. 26 mln dollarë indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe 36 mln dollarë bonusi i fundvitit, financojmë lindjet e reja, rimbursimin e barnave, financojmë vijimin e vaksinimit me 27 milionë dollarë. Për herë të parë fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve dhe zejeve, dhe teknologjinë me një financim të posaçëm në Buxhetin e Shtetit.

Pastaj vazhdojmë nga sektori në sektor, ku Reforma në drejtësi do të ketë 8.4 milionë dollarë, jemi në një fazë të rëndësishme, ku vijon nga njëra anë pastrimi i llumit, dhe nga ana tjetër krijimi i institucioneve. Dua të them që duhet dhe më shumë durim për të gjithë ata që presin rezultate nga Reforma në Drejtësi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *