Burri rreh gruan në Berat

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është identifikuar me inicialet S.B, banues në Poliçan.

Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor në Berat arrestuan shtetasin H. K., 21 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, pasi ka parkuar automjetin, në lagjen “30 Vjetori”, në momentin që ka hapur derën ka aksidentuar shtetasin Q. S., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Shtetasi Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *