Burgu i Idrizovës/ Shqiptarët denoncojnë kushtet: S’kemi ushqim dhe ilaçe

Shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Idrizovë të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, kanë denoncuar kushtet e vështira në këtë institucion. Një i burgosur shkruan dhe denoncon kushtet në të cilat jetojnë më shumë se 70 shqiptarë të Shqipërisë në këtë burg, krahas atyre të Kosovës. Ai denoncon kushtet e këqija në të cilat jetojnë, mungesën e ushqimit, ilaçeve deri tek mohimi i të drejtës për të përfituar ulje të dënimit apo deportim në Shqipëri.

I riu apelon që Ambasada Shqiptare në Shkup, apo Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Krenar Lloga të shikojnë këtë çështje dhe të marrin parasysh kërkesat e tyre. “Përshëndetje, jam I.T i dënuar me burg në shtetin e Maqedonisë së Veriut, jam nga Pogradeci.

“Jemi plot shqiptarë të Shqipërisë që vuajmë dënimet për vepra të ndryshme penale, por jo në dëm të njerëzve. Ne kërkojmë që të dëgjohet zëri jonë, pasi kemi vite që jetojmë këtu me dënime të mëdha dhe kushte shumë ç’njerëzore. Në një dhomë e cila është për 4 persona ne flejmë  deri në 9 deri në 10 persona, në një ambient shumë të vogël”-shkruan ndër të tjera i dënuari./Syri TV

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *