Burgu i Drenovës/ Revoltohen të dënuarit, thirrje Avokatit të Popullit

Revoltohen të dënuarit e burgut të Drenovës. Shkak është bërë mbipopullimi i qelive të burgut.

Teksa më parë rrinin 4 të dënuar në një qeli, drejtoria e burgut ka vendosur të rrisë numrin në gjashtë.

Sakaq janë izoluar katër të burgosurit e parë që rezistuan për të mos lejuar mbipopullimin në qeli.

Të burgosurit i kanë bërë thirrje Avokatit të Popullit nëpërmjet medias që të reagojë në lidhje me problematiken e tyre.

“Regoni se po bëhet padrejtësi”.

Mbipopullimi për më tepër kur edhe tamperaturat po rriten pritet të ketë pasoja shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *