Bullizonin të riun me video në ‘Tik Tok’, vihen nën hetim 3 policët në Korçë

Tre punonjës policie janë proceduar penalisht në Korçë, pasi kanë realizuar një video në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid- 19.

Burime për median bëjnë me dije se i riu ka bërë kallëzim pranë Agjencisës së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku për pasojë ka nisur hetimet ndaj policëve.

Sakaq, pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *