Brukseli kundër KLP: Mos e riktheni në detyrë prokurorin që fitoi në Strasburg

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shpreh shqetësimin dhe kundërshton nismën e KLP-së që po merr në konsideratë një projekt-vendim për rikthimin në detyrë të ish-prokurorit Besnik Cani, të shkarkuar nga vettingu, por që fitoi të drejtën në Strasburgut.

ONM thotë se nëse ndodh rikthimi do të sillte pasiguri ligjore dhe do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që e shkarkoi.

Bordi i ONM-së ka mësuar me shqetësim nga burime publike se Këshilli i Lartë i Prokurorisë po merr në konsideratë një projekt-vendim, i cili do të kishte si efekt rikthimin e z. Besnik Cani në radhët e prokurorisë.

Nëse këto burime janë të sakta, në bazë të mandatit të vet kushtetues, ONM-ja shpreh opinionin e saj se një vendim i tillë do të përcillte pasiguri ligjore dhe do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që e shkarkoi subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Cani, gjatë vetingut. Ky vendim është ende në fuqi.

ONM-ja i referohet me vëmendje të veçantë vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEND) në çështjen Besnik Cani kundër Shqipërisë. Në veçanti, ONM-ja vëren se GJEND-ja konstatoi se forma më e përshtatshme e trajtimit në lidhje me shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e procedimeve gjyqësore, në rast se kërkuesi e kërkon këtë rihapje.

Më tej, ONM-ja vëren se GJEND-ja e refuzoi shprehimisht kërkesën e z. Cani për rikthimin e tij të menjëhershëm në postin e mëparshëm, marrë parasysh edhe natyrën e shkeljes që u gjet në lidhje me procedurën e vetingut të kërkuesit. Në këtë drejtim, ONM-ja thekson se të gjitha vendimet përfundimtare të vetingut mbeten në fuqi deri sa çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga gjykata kompetente me kërkesë të palës së interesuar” mbyllet njoftimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *