Ylli i filmave pornografikë: Nuk kam frikë të përballem me Trump, e pashë të zhveshur

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk është më i paprekshëm, ka thënë ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniels, të premten mbrëma në intervistën e saj të parë që kur një juri e madhe në Manhattan ngriti aktakuzë ndaj Trumpit.

Daniels ka thënë se ajo vuri re se njerëzit po reagonin ndryshe ndaj aktakuzës sesa disa vite më parë, kur u publikuan raportet e para të shtypit për takimin e saj me Trumpin.

“Në fillim ishte si ‘sponsor, gënjeshtar’… Një gjë e tillë. Dhe këtë herë është sikur ‘do të të vras’”, ka thënë ajo.

Një juri e madhe votoi për ta paditur Trumpin pas muajsh dëgjimi të provave për një pagesë prej 130 mijë dollarë për Stormy Danielsin në ditët e fundit të fushatës së 2016-s.

Paratë synonin të blinin heshtjen e saj për marrëdhëniet seksuale që ajo thotë se kishin me Trupmin vite më parë. Trump mohoi pretendimin e Danielsit dhe avokati i tij akuzoi yllin e pornos për zhvatje.

Ajo thotë se nuk ka frikë nga ideja për t’u përballur me Trumpin në gjykatë, sepse e ka parë atë të zhveshur dhe “nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rroba”. Por ajo ndien seriozitetin e situatës dhe rrezikun e mundshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *