“Britanikët e gjorë” ‘The Independent’ jehonë deklaratave të Ramës për krizën e emigracionit

Media prestigjoze “The Independent” ka transmetuar pjesë nga deklaratat e kryeministrit Rama për situatën në të cilën ndodhet Mbretëria e Bashkuar. Kreu i qeverisë shqiptare tha në forumin ekonomik ‘Delphi’ në Greqi se ai mendon se Britania është duke kaluar një “krizë nervore” lidhur me problemet e emigracionit.

“Janë shumë keq, të shkretët britanikë, aq sa duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende “muskuj”. Nuk ka problem. Ne kemi respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe kulturën britanike, kështu që do të durojmë derisa ta kapërcejnë këtë situatë. Ne mendonim: ‘Uau, britanikët po flasin keq për ne’. Edhe çfarë? Nuk është problemi ynë. Është problemi i tyre” – është shprehur Rama.

Rreth një muaj më parë Rama kritikoi mënyrën që ai e cilësoi “të turpshme” se si Suella Braverman kishte veçuar emigrantët shqiptarë, duke iu referuar si “kriminelë shqiptarë”. Ministrja e kabinetit tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, sepse ata vijnë nga një “vend i sigurt”, me kryeministrin Rama, i cili tha se mosmarrëveshja shënoi një “pikë shumë të ulët” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *