Brenda bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë!

Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë do të hapet së shpejti. Pas më shumë se dy vjet punimesh tashmë Baza Ajrore është thuajse gati që trupat e Forcave të Armatosura të stërviten në këtë bazë por edhe mjetet fluturuese të NATO-s të akomodohen dhe fluturojnë nga baza e Kuçovës.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo bazë ajrore do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

“Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës”, shkruan kryeministri Edi Rama në facebook.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *