Bombardime me artileri të rëndë nga ajri/Vdekje dhe shkatërrim në Gaza nga sulmet e ushtrisë izraelite

Një djalë palestinez tërheq një karrocë, e cila mban vëllain dhe sendet e tyre, ndërsa ata u larguan nga shtëpia e tyre gjatë sulmeve ajrore të Izraelit.

Artileria izraelite dhe predhat e tankeve në Gaza, detyruan shumë familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Që nga fillimi i luftimeve ditën e hënë, të paktën 119 palestinezë, përfshirë 31 fëmijë janë vrarë, dhe më shumë se 830 janë plagosur.

Ndërsa në Izrael raportohet se deri tani janë vrarë 7 izraelitë dhe 1 shtetas indian.

Qindra familje palestineze janë strehuar në shkollat e drejtuara nga Amerika në veri të Gazës, për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit miratoi mobilizimin e 9.000 trupave pranë Gazës, dhe gjithashtu të tankeve.

Gjatë orëve të fundit, Izraeli shtoi sulmet ajrore duke goditur mes të tjerash Kullën e famshme Hanadi. Kulla 13-katëshe ka në total 40 apartamente, dhe nuk dihet se sa njerëz brenda kanë vdekur si pasojë e këtij sulmi.

Ushtria izraelite pretendon se brenda kullës ndodheshin zyra të organizatës së Hamasit. Raketat e lëshuara shembën të gjithë ndërtesën.

Por nuk është e vetmja. Forcat izraelite kanë hedhur në tokë tre ndërtesa të tjera shumëkatëshe në 24 orët e fundit.

Izraeli vazhdoi të bombardojë Rripin e Gazës të Premten me sulme ajrore dhe predha artilerie, duke injoruar thirrjet ndërkombëtare për qetësi.

Sharif al-Zaharna, 33 vjeç, prehet në spitalin Shifa në Gaza City, ku ai po merr trajtimin për plagët e shkaktuara nga një sulm izraelit i 10 majit, që goditi një shtëpi aty pranë në qytetin Jabaliya.

Tymi ngrihet pas një sulmi ajror izraelit në lagjen al-Shejaeiya në lindje të qytetit të Gazës.

Familjet palestineze strehohen në një shkollë të Kombeve të Bashkuara në Gaza, pasi u larguan nga shtëpitë e tyre në qytetin Beit Lahia.

Një djalë palestinez ulet mbi rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar, pas një sulmi ajror izraelit në Gaza City.

Një mjek palestinez i ndihmës së shpejtë, i afrohet një trupi të varrosur nën rrënojat e një shtëpie të shembur, i cili i përket familjes al-Tanani në Beit Lahia, në Rripin verior të Gazës.

Palestinezët mbajnë trupin e një fëmije të gjetur nën rrënojat e një shtëpie, që u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite në qytetin e Beit Lahiya.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një ndalim të menjëhershëm të luftës, duke përfshirë atë të shefit të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, u zotua që ofensiva do të vazhdojë “sipas nevojës për të rivendosur qetësinë në shtetin e Izraelit”.

Palestinezët evakuojnë shtëpitë e tyre pas bombardimeve të mëdha nga ushtria izraelite.

Burimi i lajmit: Aljazeera. Përshtati Priza.al 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *