Boçi takim me banorët: Me paratë dhe taksat tona po blejmë çdo ditë vdekjen

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi u takua me banorë të lagjes 28 nëntori në qendër të Elbasanit.

Sipas Boçit, kur qendra e Elbasanit ka problematika të theksuara në infrastrukturë dhe gjendjen ekonomike të banorëve, imagjinohet se çfarë problematikash kanë zonat informale.

“Mendoja që duke qenë në qendër, ne do flisnim për projekte të mëdha që e bëjnë Elbasanin një qytet të shkëlqyer. Sepse kjo qendra jonë e Elbasanit bashkë me lagjen këtu, ka marrë vëmendjen në thonjëza, ka marrë paratë. Në realitet të gjitha qeverisjeve lokale në 16 vite, i janë disbursuar paratë tona. Këtu duhet të shkëlqente gjithçka, por fatkeqësisht gjithçka është jo-estetike, jo e bukur, e papërshtatshme dhe ju këtë e shihni çdo ditë. Le të më thotë dikush, sepse qyteti ka dhe funksionalitet por ka edhe pamjen estetike. Le të më thotë dikush sa i bukur është ky shatërvani i Tre Urave? Njëri ta thotë! Jo vetëm që nuk është i bukur nga ana estetike, por nuk kuptohet çfarë domethënie ka”, tha Boçi.

Kandidati i opozitës foli edhe për dëmin ekonomik dhe mjedisor që ka shkaktuar inceneratori në Elbasan.

“Paguajmë 52 mijë lekë për ton për plehra që digjen dhe prodhojnë helm për ne. Paguajmë helmin tonë, paguajmë hapur fare vdekjen tonë. Po. Fjalë e rëndë dramatike, tragjike që s’duhet të qëndrojë në gojën e një personi që kërkon të ndërtojë një imazh, një vizion, por pa e thënë të vërtetën si do e shërojë këtë gjë dhe duhet të mbajë një qëndrim. Ka ringjallur një mjerim total të Elbasanit në mënyrë të heshtur, më përpara helmin e preknin në parvazet e dritareve dhe të ballkoneve. Tek vija e kuqe e këmishës së bardhë që varesh në telin e tharjes, ndërsa sot nuk e shohim helmin, por shohim vetëm pasojën. Prevalanca e sëmundjeve të rrezikshme në Elbasan është rritur doktor, (referohet një pjesëmarrësi në sallë) është rritur në mënyrë galopante. Ne sot jemi ne sfidën për bashkinë e Elbasanit. Unë sot e kam sfidën, jo me Ramën, unë e kam sfidën me të ardhmen e Elbasanit. Çfarë do të jetë Elbasani nesër, çfarë qyteti do të jetë, çfarë bashkie do te jetë, se ka humbur identitetin. Do të jetë Bashki Universitare, Bujqësore, Industriale, Turistike? Sot çfarë është? As Universitare, as Bujqësore, as Industriale, as Turistike. Asgjë! Nuk ekziston, dhe po fiket dalë nga dalë”, deklaroi Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *