Boçi: Dy bandat kryesore në Elbasan janë qeveria dhe bashkia

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi u shpreh se dy bandat kryesore në Elbasan janë qeveria dhe Bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja.

Në fjalën e tij në emisionin “Ora e Betiti”, Boçi tha se opozita ëshë përballë një bande të strukturuar që mban të veshur kostumin e shtetit.

Boçi: “Në Elbasan ka banda. Banda kryesore është ajo e qeverisë dhe banda tjetër që është vazhdim i saj është banda e bashkisë. Drejtorët shkelin ligjin zgjedhor, organizohen në forma të tilla për të stimuluar rrëmbimin e votës, për ta kërkuar me metoda parapolitike atëherë jemi para një bande të strukturuar por që ka kostumin e shtetit. Janë grabites votash, fondesh, grabitës të së ardhmes që nuk përdorin maska por karriget e pushtetit për ti marrë. Është bërë normalitet që dikush që punon në shtet do të bëjë vota, dikush që është drejtor do bëjë vota, dikush që është mësues do të bëjë vota. Votat nuk janë kokrra misri por shprehje besimi ndaj politikave të caktuara që duhet të ndikojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e jetës.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *