Boçi: Deputeti në grupin e Alibeajt, më uroi për kandidimin në Elbasan

Nënkryetari i PD-së dhe kandidati në primaret e PD në Elbasan Luçiano Boçi tha mbrëmjen e sotme se deputeti Dashnor Sula i cili rreshtohet pranë grupit të Enkeled Alibeajt e ka uruar për kandidimin në primaret për kryebashkiak.

Gjithashtu Boçi theksoi se kandidimi tij është dhe sfidë bashkimi, ku sipas tij ka pranuar me dëshirën e mirë që të bashkoj në PD të gjithë faktorët.

“Telefonata më e hershme ka qenë nga deputeti Sula, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe mbështetjen pa kushte të kandidimit tim. Unë nuk dua të bëjë supozime. Nuk është se ka ndonjë tutje se do ketë ndonjë kandidat. Kandidimi im është dhe sfidë bashkimi, kam pranuar me dëshirën e mirë që të bashkoj në PD të gjithë faktorët. Një faktorë pa të gjithë faktorët do të ishte një fitore e gërvishtur. Ju thon se do ta bëni se janë sfida dyfishe, por kam bindjen se përtej deklarata të shkruara në tavolinë ndodh edhe në mënyrë natyrale, është instikt i bazës. Baza nuk e shet sinqeritetin e vet për shkak se dikush nga lart do të nxjerrë gozhdën”, tha Boçi në Abcneës.al.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *