Bllokuan foltoren, PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga Kuvendi (Emrat)

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16.02.2023 ku deputetë të opozitës bllokuan foltoren.

Mësohet se masa e përjashtimit është kërkuar për deputetët: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli.

Kujtojmë se seanca e kaluar plenare u shoqërua me debate e tone të fora mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Ndërkohë jashtë Kuvendit u mbajt edhe protesat e radhës së opozitës, ku kryefjalë ishte largimi i kryeministrit Edi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *