“Blindohet” Tirana/ Mbi 1100 efektivë në terren për protestën e opozitës

Protesta opozitës e cila pritet të mbahet ditën e sotme ka vënë në gatishmëri forcat e policisë. Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH-së dhe Garda e Republikës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Ashtu si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, si në çdo tubim, dyert e kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *