“Bleu 400 palë atlete dhe fron me mbishkrimin…”/ Rrëfimi i shqiptarit që çdo gjë e ka “VERSACE”

Shenki Maslani, i njohur si “Shenki Versace”, fitoi famë në rajon si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është aq i fiksuar pas markës së njohur “Versace”, sa që shpenzoi 1 milion euro në mënyrë që gjithçka në shtëpinë e tij të kishte brandin nga kjo markë e famshme italiane.

Gjithashtu ai është shumë aktiv në rrjetin social Tiktok dhe është sërish në sy të publikut. Shenki konsiderohet si një nga shqiptarët më të pasur në Ballkan dhe ka një kafene, e cila gjithashtu është e gjitha në stilin “Versace”.

Ai tregoi se si u dashurua me markën “Versace”, ku blen veshjet, mobiljet dhe çfarë zotëron. Po ashtu, tregoi edhe për një karrige të projektuar posaçërisht për të, të veshur me ar, ku shkruhej fjala “Mbreti”.

“Unë e kam dashur markën Versace që nga viti 2009. Unë kam një shtëpi në fshatin Araçinovë, këtu afër Shkupit dhe e gjitha është e markës Versace. Rrobat e mia janë gjithmonë Versace. Garderobën e marr në Itali dhe Belgjikë. Ari që kam është i gjithi me vulën Versace dhe kam rreth pesë kilogramë bizhuteri të markës.”,- shprehet Maslani.

Shenki zotëron më shumë se 400 palë atlete të kësaj marke, ndaj ka dhoma të veçanta për to.

“Unë paguaj 540 euro për një palë pantofla. Rrobat e mia nuk janë të lira, por çfarë të bëj kur i dua? Më pëlqen të shpenzoj për rroba, më sjellin shoqet dhe kombinimi im i preferuar është i zi dhe ‘gold'”.

Ai është një adhurues i madh i jetës së natës dhe për këtë arsye i pëlqen të vizitojë klubet e natës dhe thotë se nuk pin alkool.

“Nuk më pëlqen alkooli. Nuk ka nevojë për këtë. Kur dal jashtë, porosis gjithmonë një pije energjike dhe gjithashtu më pëlqen të pi nargjile. Unë nuk pi fare alkool. Unë i dua femrat serbe. Gratë serbe janë të bukura, janë femrat më të bukura. Kam udhëtuar nëpër botë, por nuk kam parë ndonjëherë bukuroshe të tilla”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *