Blero bën deklaratën e fortë pas divorcit: Afrona më donte vetëm për paratë, u zhduk kur…

Këngëtari Blero Muharremi ka treguar arsyet, që sipas tij, çuan në ndarjen nga gruaja e tij e dytë, Afrona Dika. Ai u shpreh se paratë u bënë shkak që martesa e tij të përfundonte.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar” – tha Blero.

Këngëtari tregoi se investoi paratë në një biznes të përbashkët me Afronën, por që në nisje të tij ajo u zhduk.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë” – deklaroi Blero.

Ai pranoi se ka nisur një lidhje të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por i vlerëson vlerat njerëzore të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *