Biznesmeni i njohur dhe bashkëshortja, gjenden të pajetë në bjeshkët e Junikut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi një çift bashkëshortësh u gjetën të pajetë në banesë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se biznesmeni Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij, Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi, në rrethana akoma të paqarta. Dyshohet se shkak për vdekjen e tyre të jetë bërë një rrjedhje gazi në banesë duke shkaktuar asfiksim.

Ndërkohë organet e drejtësisë kanë nisur hetimet mbi ngjarjen tragjike.

“Sapo janë tërhequr trupat e pajetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të Prokurorisë do të bëjnë edhe autopsinë. Në vendin e ngjarjes ka ende hetues policor dhe bashkë me prokurorin e krimeve të rënda janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Dyshimet e para janë se ka pasur një shpërthim dhe nga asfiksia të njëjtit kanë ndërruar jetë”, njofton prokuroria

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *