Biletat e finales së Eurovision shiten në kohë rekord

Sipas organizatorëve, biletat për finalen e madhe të Eurovision 2023 në Liverpool, u shitën në pak më shumë se 30 minuta të martën.

Britania po pret konkursin e 67-të në emër të Ukrainës, fituese e garës së vitit 2022, e cila u përjashtua nga organizimi për shkak të konfliktit të vazhdueshëm atje.

Bashkimi Evropian i Transmetuesve i kërkoi Britanisë, e cila ishte nënkampione-ja e vitit 2022, të ndërhynte.

Biletat për finalen e madhe ishin me çmim nga 160 deri në 380 paund (192-456 dollarë), ndërsa biletat për dy gjysmëfinalet ishin nga 90 deri në 290 paund.

Rreth 3,000 bileta për një total prej nëntë shfaqjesh, gjashtë previews, dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe, do të vihen në dispozicion për ukrainasit e zhvendosur për një tarifë prej 20 paund për shitje, tha qeveria britanike muajin e kaluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *