Bien ndjeshëm rastet e reja dhe nuk ka humbje jete, njihuni me bilancin e Covid-19 për ditën e sotme

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike bilancin e Covid-19 për ditën e sotme, ku vërehet re një rënie e ndjeshme e rasteve pozitive, ku u regjistruan vetëm 28 persona të infektuar. Fatmirësisht nuk ka pasur humbe jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 282 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lushnje, Përmet, Gramsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Durrës, Divjakë.

Janë 2,215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 228 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,277 që nga fillimi i epidemisë

Statistika (5 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 28

Të shëruar në 24 orë 228

Të shtruar në spitale 18

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 282

Testime totale 1,966,080

Raste pozitive 329,075

Raste të shëruara 323,277

Raste Aktive 2,215

Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 977

Fier 231

Shkodër 194

Elbasan 181

Durrës 156

Korçë 153

Vlorë 124

Gjirokastër 58

Berat 58

Dibër 43

Lezhë 33

Kukës 7

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *