Berisha sfidon Ramën: Kandidatët e tij janë zgjedhur nga bodrume, shpella dhe dosjet e fshehta

Ish-kryeministri Sali Berisha po prezanton sot kandidatin për Bashkinë Pogradec, Zini Tollozhina, të dalë nga procesi për Primaret, për të kandiduar për zgjedhjet e 14 majit.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha tha se kandidatët e tij janë ata që do të sjellin lirinë, ndërsa sfidoi Ramën duke pohuar se jo vetëm që do të hyjnë në zgjedhje, por dhe do të fitojnë.

“Jam këtu për të paraqitur para jush një nga demokratët më të devotshëm, një nga bijtë e Pogradecit si kandidat për kryetar Bashkie. Kudo ku shkoj ndjej një kënaqesi të veçantë se asnjë nga kandidatët që paraqes nuk janë kandidat të kryesisë apo kryetarit, por të votës suaj dhe të lirisë. Sot garojnë kandidatët e lirisë, karshi kandidatët e bodrumeve, shpellave dhe dosjeve të fshehta. Asnjë njeri nuk kam dëgjuar se ça proçedure ndjek partia tjetër, e krimministrit, ndjek procedurën e klaneve kriminale dhe valixheve me euro që paraqiten për të garuar. Ne vijmë sot në një moment të paprecedent në 32 vite. Si kurrë më parë një përpjekje antikushtuese, antidemokratike bëhet për të përjashtuar forcën kryesore demokratike nga zgjedhjet. Bëhet për të konsoliduar monizmin e bazuar te krimi dhe droga. S’ka ndodhur kurrë akte të tilla. Ne jemi të sigurt, që jo vetëm do marrim pjesë në zgjedhje, por do t’i ftojmë ato dhe do shkojmë drejt përmbysjes së monizmit. Ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare që po shfaros kombin.”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *