Begaj takim me presidentin e Azerbajxhanit

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka zbuluar se me homologu azerbajxhanas u diskutua në lidhje me çështjet e energjisë dhe problematikat në rajon.

Begaj deklaroi se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.
Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *