Berisha: Rama shkatërroi bujqësinë, deputetët e PS flasin vetëm për kryetarin

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama se ka shkatërruar bujqësinë dhe ka braktisur fermerët. Berisha nuk denjoi të hedhë akuza edhe ndaj deputetëve të PS, të cilët sipas tij flasin për interesa të kryetarit të tyre dhe jo për qytetarët.

“Uji është pasuria e të gjithë pasurive të tjera. Dhe në këtë aspekt, Gramshit nuk i afrohet asnjë rreth tjetër. Por sa përfiton Gramshi nga këto pasuri, përrallore janë në çdo aspekt.
Unë dëgjova Kodheli, Hasimin, që as fshatrat buzë liqenit nuk sigurojnë vaditjen. Çfarë pasurie është kjo atëherë? A është një bekim apo një mallkim për qytetarin. Do të vijmë tek rruga.
Pra, çfarë përfitoi Gramshi nga ndërtimi i hidrocentralit. Pas përfundimit të punimeve, asnjë qindarkë sepse e zhduku rentën. Në vend që tu linte ju, e kudo autoriteteve lokale, rentën për minierat, ujërat e të gjitha, aktin e parë, një nga aktet më pa moralë, hoqi rentën për të ngrohur xhepin vetes dhe oligarkëve të tij.

Mungesa e rrugëve, një fshat që nuk ka rrugë miqtë e mi, po të mos kishte edhe elektricitet mund ta çosh edhe 300 vite mbrapa. Edhe 300 vite më parë, edhe 500 vite më parë, rrugë ka patur, por kanë qenë rrugë qerresh. Shkoni e shihni rrugët e Kotkës, rrugë të tjera me radhë, rrugët e fshatrave janë absolutisht rrugë të nivelit mesjetar, baltë dhe vetëm baltë. Sa kanë asfaltuar gjatë këtyre 10 viteve, çfarë kanë bërë. Zero dhe nuk kanë as mirëmbajtur ato që janë asfaltuar më parë.

Dje po lexoja 160 lekë kilogrami i qepëve. Po pse, sepse vijnë nga Kina. E shkatërroi ky bujqësinë, i shkatërroi fermerët, se hapi Ballkanin e Hapur dhe vërshojnë nga të 4 anët.
Ju garantoj unë ju, se ka fshatra në Devoll të cilët nëse do të kishin tregun të sigurtë, prodhonin qepë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë, se janë prodhues të hatashëm të qepës.”, deklaron Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *