Tifozët e Feynord ‘pushtojnë’ Romën pavarësisht ndalesës për ta parë ndeshjen nga ‘Olimpiko’

Tifozët e Feyenoord janë fotografuar në Itali përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Romës të enjten, pavarësisht se u ndaluan të ndjekin ndeshjen në Stadio Olimpico.

Më 1 Prill, u konfirmua nga autoritetet lokale në Romë se bilataria e Olimpico-s do të mbyllej dhe asnjë biletë nuk do t’i shitej asnjë banori të Holandës në përgjigje të telasheve të tifozëve nga një ndeshje e mëparshme e Ligës së Evropës mes skuadrave.

Sipas La Gazzetta dello Sport, disa hotele në Romë kanë raportuar rezervime nga “dhjetëra” klientë holandezë, të dyshuar se janë mbështetës të Feyenoord, në ditët para ndeshjes.

Ka pasur gjithashtu raporte për një rritje të rezervimeve në trena dhe fluturime në Itali nga Roterdami gjatë kësaj jave.

Tashmë, duket se grupe tifozësh të Feyenoord kanë mbërritur tashmë në Itali, më saktë në Napoli, pasi kanë pranuar ftesën për vizitë nga ultrasit e Napolit.

Fotot dhe videot e mbështetësve holandezë në Campania janë shpërndarë gjerësisht në internet.

Anëtarët e zonave më të zëshme të bazave mbështetëse të Feyenoord dhe Napoli thuhet se kanë një marrëdhënie të mirë dhe autoritetet lokale raportohet të jenë të shqetësuara për praninë e ultras holandez në Itali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *