Berisha: Rama filorus, e ka kthyer Shqipërinë në vasale të Beogradit

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është avokati i vetëm i politikës filo-ruse të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Europë.

Gjatë bashkëbisedimit virtual Berisha ka shprehur hapur qëndrimin kundër “Ballkanit të Hapur” dhe theksoi se politika e jashtme e kryeministrit Rama e ka kthyer Shqipërinë në vasale të Beogradit.

“Edi Rama voton dhe bashkëpunon, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Europë.

Mbron aksin Beograd-Moskë. I kërkon Europës të mos i bëjë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë, paçka se Serbia është kthyer në prapavijë të fuqishme të Rusisë që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Pretendon më mirë kështu se sa Serbia të respektojë sanksionet ndaj Rusisë. Herë pas here përdor terminologjinë e Vuçiçit dhe ka shndërruar Shqipërinë në një vasal të Beogradit”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *