“Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës”- Presidenti i SHBA homazhe për Elizabeth

Në një homazh për Mbretëreshën Elizabeth II, presidenti amerikan Joe Biden e ka përshkruar monarken e ndjerë si “të mirë” dhe “të nderuar”.

Duke folur në Lancaster House, pasi nënshkroi librin zyrtar të ngushëllimeve për Mbretëreshën e ndjerë, ai tha se “zemrat e vendit të tij janë me gjithë njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”.

Në librin e ngushëllimeve, Biden shkroi se “britaniket ishin më fat që e kishin për 70 vjet”, duke shtuar se “Bota është më e mirë për shkak të saj”.

Udhëtimi nga Westminster Hall – ku ai dhe gruaja e tij Jill duke i bërë nderimet e tyre mbretëreshës – në Lancaster House zgjat rreth 30 minuta me makinë.

Biden u filmua duke folur me gazetarët përpara se ai dhe Zonja e Parë të niseshin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *