Berisha për rikthimin e Bashës: ‘Vegël’ e Ramës, axhendën ia bën kryeministri

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Dje pas shumë mungesë në politikë, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rikthye në skenë. Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët, ndërsa theksoi se Basha po bën axhendën e shkruar nga kryeministri Edi Rama.

“Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Ai axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Nuk bëri fushatë, ajo është historia e kalit të Timurit, ato i mori kali. Vuri logon dhe i mori logoja. Lavdi logos.”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me votat e marra nga Partia Demokratike zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, Berisha u përgjigj: “Ato janë vota të Sali Berishës sic e din ti. Është logoja që ju mor Berishës dhe janë vota të PD, ato nuk janë vota të…bëri ndonjë fushatë Basha. Kur e bëri fushatën?! Nuk bëri fushatë, ato i mori…ajo është historia e kalit të Timurit.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *