Berisha: Pas Kuvendit të 11 dhjetorit do të caktojmë datën e protestës së madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga ‘Foltorja’ e Devollit për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi ‘Air Albania’ për t’u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike. Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare.

“Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi ‘Air Albania’, por për motin nuk e dimë”, tha Berisha.

Gjithashtu deklaraoi se makinera propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Berisha theksoi se një grup i ka shitur shpirtin djallit dhe vjellin vrer gjithë javës, ndërsa shtoi se të premteve shkojnë në xhami për të falur mëkatet, por prap dalin mëkatarë.

“E gjithë makineria propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Analistët, me në krye Baton Stanishiqin, është një grup tjetër i vogël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit, xhepit të tyre, vjellin vrer gjjithë javës. Shkojnë të premten në xhami për të larë mëkatet, në fakt hyjnë dhe dalin mëkatarë, ja lëmë zotit punën e tyre. S’merremi me ta. Nga studioja në studio. Janë grahmat e fundit të Edi Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin.”-deklaroi Berisha.

PD është në shkelje flagrante të parimeve ndërsa theksoi se 60 për qind e tyre janë të emëruar nga kryetari.

“Kryesia e PD në shkelje flagrante të parimeve të saj. 60 për qind është e emëruar nga kryetari. De fakto ajo është e paligjshme në parim, por e paligjshme dhe me statut sepse statuti kërkon se anëtari i kryesisë të votohet nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura dhe votë të fshehtë. Kryetari votoi 15 veta me kandidatura. 20 e disa të tjerë nuk i votoi fare. PD përjashtoi votën. Akti ynë i parë madhor do jetë rikthimi i votës. Do vendosim primaret dhe primaret janë një vlerë e madhe. Qëndrimet e Bashës janë antieuropiane dhe antiamerikane. Përjashtimi i votës është antieuropian dhe antiamerikan. Do rikthejmë votën ta bëjmë shtëpinë tonë, në shtëpinë e vërtetë të lirisë.”-tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *