Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD-së, ja çfarë pritet që të diskutohet

Kreu i PD-së Sali Berisha do të mbledhë gjatë ditës së sotme Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar aksionin opozitar në vijim.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit në PD, mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

Ajo pritet me interes të madh për shkak edhe të vendimit të rreth dy javëve më parë nga 28 deputetë demokratë për të mbajtur kryetar të grupit, Enkelejd Alibeajn.

Mbledhja gjithashtu zhvillohet vetëm 5 ditë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, që është vendosur të mbahet në 26 Shtator dhe pritet që të merren vendime të rëndësishme për aksionin politik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *