Berisha kërkon masë më të lehtë sigurie dhe marrje pjesë në Kuvend, zhvillohet sot seanca gjyqësore!

Ditën e sotme zhvillohet seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokatët e Sali Berishës kanë mbërritur në ambientet e GJKKO rreth orës 09:00.Sot do të shqyrtohet në Apel kërkesa e Berishës për një masë më të lehtë dhe marrjen e tij pjesë në seancat plenare.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *