Berisha: Edi Rama po ‘demonizon’ Albin Kurtin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dënoi edhe njëherë ato që ai i quan si sulmet e kryeministrit Edi Rama drejtuar homologut të tij, Albin Kurti në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Kosovës.

Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama zgjodhi 32 vjetorin e PS për të demonizuar figurën e Albin Kurtit, me urdhër të mikut të tij, Aleksandër Vuçiç.

“Miq, me sulmet e përditshme, madje paradite dhe pasdite të Edi Ramës, argatit të Vuçiç, kundër qeverisë së Kosovës, ai dëshmon se është në një hall të madh personal. Me këto sulme ai zbaton porositë e padronit të tij Vuçiç, për të demonizuar figurën e Albin Kurtit si komunist i pakorrigjueshëm dhe paraqitur presidentin e serbomadhisë Vuçiç si konstruktiv”, u shpreh Berisha në një reagim.

Kreu i demokratëve e cilësoi veprimin e Ramës si një tentativë për të shmangur vëmendjen nga afera McGonigal, pasi siç u shpreh, prokurori i çështjes ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare me atë ruse.

“Rama me këto veprime kërkon të ngjallë mëshirë për veten e tij për aferën e tmerrshme të korruptimit me ryshfet të ish shefit të kundër inteligjencës së FBI për New York-un, McGonigal gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Përveç kësaj kjo çështje është bërë edhe më e rëndë sepse së fundi prokurori i SHBA ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare që gjykohej në Washington me dosjen ruse që gjykohet në New York. Kjo do të thotë se aferat janë të lidhura njëra me tjetrën dhe përveç McGonigal, dy personazhe të tjera të zeza tani janë: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësuesi i Putinit, Oleg Deripaska, biznesmen spiun rus me 6 kompani deri në fund të vitit 2022 edhe në Shqipëri”, përfundon Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *