Berisha: Belinda lluksi s’ka lidhje me hallet e grave shqiptare

Kryetari i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka akuzuar zëvëndeskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku ‘se e qëndis zyrën me 200 mijë euro dhe ha biftek 1 mijë euro’. Gjatë fjalës së tij në Paskuqan, Berisha u shpreh se në këto 10 vite shqiptarët janë varfëruar, ndërsa ministrat e Ramës i rrethon luksi. Ish-kryeministri ngriti pyetjen se çfarë lidhje ka Balluku me hallet e grave shqiptare?!

Berisha: “Prap apeli im është për gratë, vajzat. Ti shtrojnë pyetje vetes, kur ndonjëherë si këto 10 vite kanë psherëtirë, kanë qarë me lot të ftohta nënat dhe motrat tona për shkak të skamjes, varfërisë, pasigurisë. Kur ndonjëherë ata kanë pasur një brendë kaq të madhe në shpirt për shkak të largimit të fëmijëve, vajzave dhe djemve në dherat e tjera, të gjitha për shkak të Edi Ramës dhe vjedhjeve të tij. Rreshton disa ministre. Absolutisht secila kopje e klonuar e pashpirtësisë. Por ministrja që qëndis zyrën me 200 mijë euro, që porosit biftekun 1 mijë dollarë, që privatisht u thotë shoqeve, më thoni Belinda lluksi, çfarë ka lidhje ajo me dertet, hallet e grave shqiptare, socialiste, demokrate, çfarë do qofshin. Ajo është aty për lavdet që i thur Edi Ramës.

Ajo tjetra. Akti i parë, tenderin vëllait. Burrin tendermen, dhe ky mendon se duke qenë i rrethuar nga një grup zonjash, të cilat vetëm ju nuk ju përfaqësojnë, as socialistë, as demokratë, çfarë do qoshin, do mund të marrë votën e grave. Ky meriton mallkimin e grave, nënave, vajzave, motrave shqiptare. Ky meriton vetëm mallkim, mallkim për përzënien nga Shqipëria të 800 mijë të rinjve. Mallkim për zhytjen e shqiptarëve në varfëri dhe mjerim. Mallkim për tjetërsimin e pasurive publike”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *