Berisha: Bardhin e duartrokita se e meritonte

Ditën e sotme në seancën plenare ku u miratua heqja e imunitetit të Arben Ahmetaj, Sali Berisha duartrokiti pas fjalimit të Gazment Bardhit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Bardhi i meritoi duartrokitjet pasi u tha shqiptarëve një të vërtetë të madhe. Duartrokitjet, Berisha tha se i ka bërë me zemër.

“Pse e duartrokita unë Bardhin? E mbylli fjalimin e tij me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve, ndonëse jo me këto terma, por ekzakt, sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo njeri, çdo institucion që të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Bardhi e tha me qartësinë më të madhe meritonte duartrokitje të plota. I kam bërë me zemër”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha u shpreh i hapur të takohet me deputetët e tjerë të PD-së.

“Absolutisht i hapur në çdo kohë jam, ata janë deputetë të PD-së. Thashë, tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *