Berat/ Makina përplas nxënësin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes!15-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përplasur një 15-vjeçar i identifikuar si Zalo Prendi.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë shkollës “Kristaq Capo”. Burime për media bëjnë me dije se një makinë tip “BMW” ka përplasur 15-vjeçarin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjimnazisti raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se është dërguar me urgjencë në spital. Policia po punon për identifikimin e shoferit që përplasi  fëmijën dhe arrestimin e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *