‘Benz-i’ përplas makinën e parkuar, 2 të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Sheqishte në Fier.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi me inicialet D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *