Benida Nishani konfirmon lidhjen me vëllain e Arbër Hajdarit?

Ish-banorja e “Big Brother Vip 1” Beniada Nishani, ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për romancën e saj me Blert Hajdarin, ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit. Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.

Së fundmi, ka qenë vetë moderatorja e cila ka ndarë një video të shkëputur nga puntata e mbrëmshme e “Procesi Sportiv”, ku i ftuar ishte edhe Blert Hajdari.

Kujtojmë që më herët në emisionin që ajo vetë drejton, Beniada Nishani u vendos në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e pyetën nëse do të jetonte me prindërit e partnerit, e cila u shpreh se:

“Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësië ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *