Bellingham i bashkohet Real Madridit

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham ka vendosur më në fund për të ardhmen e tij.

Disa detaje të transferimit ende nuk janë zbardhur, por transferimi i anglezit te Real Madrid konsiderohet thuajse i pashmangshëm.

Sipas Santi Auna, Bellingham ka marrë oferta nga pothuajse të gjithë gjigantët e futbollit evropian disa prej tyre kanë ofruar kushte më të mira se Real Madridi, por kjo nuk ka ndikuar në zgjedhjen e mesfushorit 19-vjeçar. Lojtari është i etur për t’u bashkuar me Los Blancos.

Jude Bellingham vlerësohet 120 milionë euro nga Transfermarkt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *