Bebe Rexha nuk di të ndalet! Shënon një tjetër arritje të madhe

Sukseset për shqiptaren Bebe Rexha nuk kanë të sosur. Këngëtarja po bën namin në top-listat botërore me këngën e saj “I’m good (Blue)”. Bashkëpunimi me David Guetta-n ka rezultuar një suksesi i vërtetë duke hyrë edhe në dhjetë këngët e para të top-listës “Billboard Hot 100”.

“I’m good (Blue)” është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë pas madje edhe Rihanna-n me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”. Për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare kjo është hera e katërt që përfshihet në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, ndërsa për David Guettan hera e shtatë.

Rikujtojmë se, Bebe Rexha arriti të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar një çmim në “MTV EMA”. Jo vetëm kaq por ajo është nominuar edhe në “Grammy Awards 2023” së bashku me David Guetta për po të njëjtën këngë, “I’m good (Blue)”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *